Thaçi u bindet amerikanëve, betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten

Pak kohë pasi Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shprehu shqetësimin e aj për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, gjë e cila po e pamundëson funksionalizimin e këtij institucioni, ka reaguar edhe Presidenca.

Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se “pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së”.

“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

SHBA-ja, ndërkaq, në reagimin dërguar mediave, thoshte po ashtu se ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike.

“E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës, përfundon Deklarata e Ambasadës së SHBA”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme