Thaçi u përgjigjet kërcënimeve të vuçiqit, e krahason me Kim Jong Un

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer për marrëdhëniet e tij para dhe prapa skenave me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur lidhur me deklaratat e Vuçiqit pas arrestimin të Marko Gjurqit në Kosovë duke treguar se çfarë do të bënte nëse ushtria e Serbisë të vinte në Kosovë.

“Veprimet e Vuçiqit mua më përngjajnë tamam të Kim Jung të Koresë Veriore. Kërcënimet e tyre janë boshe, janë të thata. Ka thënë do ta nisi ushtrinë nëpër lajme. Po ta kishte nisur ushtrinë do ta kishte kthyer sikur trenin në gjysmë të rrugës por nuk do ju kishte kthyer asnjë ushtar”, tha Thaçi.

Presidenti po ashtu tregoi  për një situatë të tensionuar në një prej takimeve ku prezentë ishin Aleksandër Vuçiq, Marko Gjuriq dhe këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku.

“Gjatë darkës së punës derisa Bekimi ka qenë duke e elaboruar se si mund të themelohet  Asociacioni duke specifikuar qartë se diçka e tillë mund të bëhet me Kushtetutën e Kosovës, parimet e Brukselit… Gjuriq ka filluar të qeshë në mënyrë cinike dhe Bekimi i ka thënë se kjo nuk është për të qeshur prandaj sillu mirë dhe Vuçiq i ka thënë mos u kërcëno”, rrëfeu Presidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme