Thaçi: Unë i besoj hartave të NATO’s, e jo hartave jugosllave dhe ruse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi është një e arritur e vendit. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje nuk e humb asnjë metër Kosova.

Presidenti I Kosovës në një intervistë në “Rrokum” ka thënë se Komisioni Shtetëror e ka kryer punën mirë dhe ka dëshmuar se Kosova është në rregull me territorin. Ai është shprehur i bindur se Demarkacioni nesër do të votohet.

Thaçi, një ditë para se të votohet ose jo Demarkacioni në Kuvendi i Kosovës, ka siguruar qytetarët se Kosova nuk humbë asnjë metër territor. Madje ai ka thënë se Opozita dhe disa ekspert kanë ngritur teza të panevojshme mbi këtë çështje, transmeton Gazeta Express.

“Askush nuk ka afruar fakte se Kosova humbë territor. Unë i besoj hartave të NATO’s dhe hartave qe kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës. Nuk u besoj hartave jugosllave dhe ruse. Mund të them se ka pasur interpretime të gabuara, se i a kanë bërë ata këto qëllimshëm apo jo, e dinë ata vetë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se është i bindur se Demarkacioni nesër do të kalojë.

“Kam besim të plotë se Demarkacioni do të kalojë. Do të hapët rruga edhe për liberalizmin e vizave”, është shprehur Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se deri tash Kosova është përballur më shumë sfida të tilla dhe janë kaluar, dhe se edhe Demarkacioni do të kalojë.

“Jam shumë i bindur në këtë. Kjo do të kalojë. Nesër do të ndodh votimi dhe ai do të jetë në favor të demarkacionit”, është shprehur Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme