Thaçi: Universiteti i Prishtinës ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ceremoninë e shënimit të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, tha se liria dhe shteti i Kosovës janë të pandashme me Universitetin e Prishtinës.

Presidenti Thaçi tha se Universiteti i Prishtinës në historinë e tij gjysmëshekullore ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes, shkencës si dhe ka dhënë dëshmorë të shumtë.

Thaçi më tej tha se  Kosova ka qenë dhe mbetet Evropë dhe Perëndim. Ai tha se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pasi siç tha ai Kosova ka përqafuar vlerat civilizuese perëndimore.

“Sot kur po shënojmë edhe 10 vjetorin e pavarësisë, më tepër se kurrë tha se shoqërisë në Kosovë i nevojitet uniteti politik e qytetar”, tha ndër të tjera, presidenti i vendit.

Rektori Marjan Dema me këtë rast tha se Universiteti i Prishtinës shërbeu si fole ku u ngritën çështjet më madhore të kombit.

Ai tha se sot me gjithë vështirësitë, UP është një universitet cilësor dhe ka arritur të bëhet anëtare e shumë asociacioneve ndërkombëtare.

“Ne krenohemi me rezultatet e studentëve tanë në garant ndërkombëtare”, tha Dema, duke shtuar se UP ka sfida të shumta.

Ai tha se Universiteti i Prishtinës është madhështor dhe këtë e ka dëshmuar historia.

Sipas tij, pa ndryshimin e mirëfilltë të Universitetit të Prishtinës, nuk mund të ketë ndryshim të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme