Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar përmes telefonit kreun e ri të shtetit serb, Aleksandar Vuçiç. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Thaçi në “Facebook” dhe “Twitter”.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam që të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në interes të ndërsjelltë”, shkruan Thaçi.