Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po vazhdon vizitën në SHBA ka takuar edhe kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është kryesues i Asamblesë parlamentare të NATO-s.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Një takim frytdhënës pata edhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”./Sakte.net