Në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se viti 2018 duhet shndërruar në vit europian të shqiptarëve.
Viti 2018 është shpallur vit mbarëkombëtar i heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Viti mbarëkombëtar i heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, tre përvjetorë të rëndësishëm të historisë shqiptare të jetësuar si frymëzim i njëri-tjetrit. Të bashkuar si sot, të punojmë që vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët. HTH