Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar sot presidentit Hashim Thaçi raportin me punën 100-ditore të qeverisë.
Thaçi ka vlerësuar lart punën në këtë njëqind ditësh, duke thënë se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur.
Ai e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin Kosova e Re.
Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.