The Guardian: Në vlugun e kritikave, Kurti shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në veri, nëse dhuna përfundon

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me shumicë serbe, pasi disa burime britanike shprehën shqetësimin se SHBA dhe BE po bëjnë një gabim duke kërcënuar aleatin e tyre me ndëshkim për trajtimin e dhunshëm të kohëve të fundit të përplasjeve në rajon, raportoi sot “The Guardian”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Një ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se i dërguari i BE-së në Kosovë duhet të qëndrojë mënjanë ndërsa kryetarja e komisionit të përzgjedhur për punët e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, paralajmëroi SHBA-në kundër ndëshkimit joproporcional të Kurtit. Por presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kurti kishte bërë gabime dhe se do ta takonte bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kriza u përshkallëzua të hënën pasi qeveria e Kosovës dërgoi kryetarë komunash, të mbështetur nga policia e Kosovës, në zyrat e komunave veriore të mbizotëruara nga serbët pas zgjedhjeve që serbët etnikë i kishin bojkotuar.

Duke folur në një konferencë të sigurisë në Bratislavë, Kurti tha se i kishte thënë shefit të Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell: “Nëse do të kishte protestë paqësore për zgjedhjet e parakohshme, do të kishte mirëkuptimin tim, por jo turmat me shkronjën Z [një simbol pro- rus] që qëllojnë mbi ushtarët dhe policët, hedhin granata, duke bërtitur vrit, vrit. Kësaj turme fashiste, ne nuk ia dorëzojmë republikën tonë demokratike. Nëse duan protesta paqësore që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ata kanë një kryeministër që është më se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta pajtohet me ta. Ai gjithashtu pyeti se ku duhej të punonin kryetarët e bashkive në tre zyrat e kontestuara të bashkive, një kërkesë kyçe e SHBA-së, shkruan The Guardian, përcjell Reporteri.net.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë qortuar Kosovën, normalisht aleatin e tyre, për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, duke thënë se përdorimi i forcës për të vendosur kryetarët në zonat etnike serbe të Kosovës minoi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara dypalëshe. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha: “Do të isha i befasuar nëse ndonjë zyrtar i qeverisë kosovare do të mund të vizitonte SHBA-në në këtë kohë”.

Por Kearns tregoi dallimet e saj me qëndrimin e SHBA-së dhe atë zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, duke shkruar: “Qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional. Mungesa e parandalimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike. Dështimi për të penguar milicinë e armatosur dhe financuesit dhe blinduesit e tyre rrezikon të inkurajojë përshkallëzimin e mëtejshëm”. Ajo tha se Kosova duhet të lejohet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme