Thellohen përçarjet në Aleancën për Shqiptarët

Gazetar: Adrian Kerimi

Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët kërkon nga Kryeministri teknik, Talat Xhaferi shkarkimin e dy ministrat të cilët dolën në mbështetje të Arben Taravarit, Fatmir Mexhitin e Shëndetësisë dhe Azir Aliun e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Në një njoftim të këtij komisioni thuhet:

“Vendimi është sjellë pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, thanë nga Komisioni Kadrovik i ASH-së.

Vendimi sic thuhet në komunikatë është marrë nga 5 nga 7 anëtarët sa numëron ky komision.

Ndërkohë, kryeministri teknik, Talat Xhaferi në një intervistë për MIA ka thënë se anëtarët e Qeverisë nga kjo parti do të duhet të deklarohen zyrtarisht në vijë institucionale në një situatë ku kanë qëndrime kontradiktore, nëse i përkasin ose jo kësaj përbërjeje.

I pyetur nëse pret nga partia që t’i hakmerren për rreshtimin e tij me kreun e ASH-së, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se respekton vendimet e Taravarit dhe organeve legjitime të partisë. Për shkak të zhvillime brenda ASH-së, nga pozita e ministrit nuk planifikon të tërhiqet.

“Partia ka organet e veta, ka kryetarin legjitim aktual dhe unë normal se qëndroj pas vendimit të kryetarit. Për të gjitha qëndrimet e tjera që do të ndodhin të ardhmen ju do të njoftoheni nga organet e partisë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme