Thellohet kriza e bukës në Rripin e Gazës ku Izraeli ka ndaluar ndihmën humanitare

Izraeli i cili ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, ka shkaktuar thellimin e krizës së bukës duke ndjekur një politikë “sistematike dhe të qëllimshme” të urisë dhe duke ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare, raporton Anadolu.

Njerëzit në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe po ndjek një politikë “sistematike dhe të qëllimshme” të urisë duke ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare, presin me orë të tëra në radhë për të blerë bukë nga furrat e bukës që prodhojnë sasi të kufizuara.

Si pasojë e krizës së bukës që Izraeli ka shkaktuar, njerëzit presin me orë të tëra në radhë për të blerë bukë nga furrat e bukës që prodhojnë sasi të kufizuara. Në qytetin Khan Younis, vërehen palestinezët, përfshirë gra e fëmijë të cilët krijojnë radhë para furrës për të marrë bukë.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit më 2 mars u tha se Netanyahu vendosi të ndalonte hyrjen e të gjitha furnizimeve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Në vend të kalimit në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Rripin e Gazës, Netanyahu dëshiron që faza e parë të zgjatet deri në fund të Ramazanit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ngriti alarmin për përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se mbyllja e vazhdueshme e të gjitha vendkalimeve të ngarkesave po pengon rëndë dërgesat e ndihmave.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë tha se “Kolegët tanë të çështjeve humanitarë paralajmërojnë se mbyllja e fundit e të gjitha pikave të kalimit për mallra po zhbën përparimin kritik të bërë në ofrimin e ndihmës jetike dhe jetëshpëtuese për njerëzit në Gaza që kur armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar”.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 48.400 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe më shumë se 111.800 të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme