Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm.
Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës.
Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.
Raportohet se rreth 600 persona janë lënduar nga ky tërmet.