Themelimi i Asociacionit nga serbët do tensionojë situatën në Kosovë

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të mbajë nën tension Qeverinë e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit serbë kanë paralajmëruar se ditën e shtetësisë së Serbisë më 15 shkurt, serbët do e themelojnë vetë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kjo u konfirmua nga ana e kryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiç, i cili ka kërcënuar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon, atëherë përfaqësuesit serbë do ta formojnë vetë AKS-në deri më 15 shkurt.

Por, vetëformimi i AKS-së nga serbët do të tensiononte edhe më shumë tensionet në Kosovë, ka thënë analisti Imer Mushkolaj për “Telegrafin”.Serbët mund të bëjnë spektakël më 15 shkurt, por akti i themelimit nuk do të ketë vlerë.

Qeveria e ka obligim themelimin e Asociacionit… dhe duhet ta themelojë atë, duke mos iu lënë hapësirë përfaqësuesve politikë serbë që të ndërmarrin veprime, të cilat pastaj po i kushtojnë shumë vendit”, ka thënë Mushkolaj.

Themelimi i AKS-së nga vetë serbët sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadanit do ta fuste Kosovën në një fazë të thellë të tensionimit krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm.

“Tensionimi po rritet gradualisht, por me hapa të fuqishëm. Retorika publike politike ndër-etnike është përkeqësuar dukshëm, në krahasim me vitet e kaluara.

Paaftësia e institucioneve të Kosovës për të adresuar në mënyrë konsensuale dhe strategjike raportet me serbët e Kosovës, normalisht se po çon në tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm për Kosovën”, ka thënë Ramadani.

Ramadani shtoi se fatkeqësisht, institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë gjetur mënyrat për të ndërtuar qasje konsensuale, për shkak të një arrogance krejtësisht të panevojshme.

Sipas tij, siguria kombëtare e Kosovës mund të sfidohet rëndë me veprim të njëanshëm të serbëve dhe, pastaj, shqiptarët sërish do të drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit për fajësi. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme