Themelimi i partisë se re, sinjal për zgjedhje të parakohshme? 0 shares Themelimi i partisë se re, sinjal për zgjedhje të parakohshme?

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Brenda këtij muaji, skenës politike në Kosovë, pritet t’i shtohet edhe një parti e re. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe deputeti i pavarur, Ilir Deda pritë të jenë në krye të këtij subjekti. Ndërkohë gjatë kësaj kohe janë rritur zërat për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Se a është krijimi i partisë se ri sinjal se vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve, njohësit e çështjeve politike kanë qëndrime të ndryshme.

Profesori universitar, Ibrahim Gashi thotë se krijimi i partisë se re nuk është paralajmërim domosdoshmërisht qe po shkohet drejt zgjedhjeve.

“Nëse është ashtu partitë duhet të krijohen më herët dhe nuk duhet të lidhen me afatet e zgjedhjeve. Partive iu duhet kohë për tu afirmuar dhe me kriju strukturë. Mundësinë e zgjedhjeve nuk e kisha ndërlidh fort me faktin qe është paralajmëruar krijimi i një partie”, ka thënë Gashi.

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme, sipas tij, duhet të jetë produkt i një marrëveshje në mes të dy partive të mëdha të koalicionit dhe zgjedhjet, ai thotë se  mund të vijë për arsye tjera siç është pamundësia me kalu demarkacionin ose të ngjashme.

“Cilado parti qe mund të krijohet tash qe mund të rrezikonte seriozisht këtë konstalacion të spektrit politikë qe e kemi. Pak mund të afektojë, por jo ndjeshëm”, ka shtuar Gashi.

Në këtë linjë është edhe profesori tjetër universitar, Behlul Beqaj. Partia e re, sipas tij, mund të ketë synim, por formimi i partisë se re nuk do të duhet të ishte sinjal se po shkohet në zgjedhje, përkundrazi.

“Pushteti ,besa edhe opozita, nuk i gëzohet  krijimit të konkurrencës, pavarësisht se kush është në pyetje. Në zgjedhje po shkohet për arsye të vlerësimit të atyre që e kanë rolin kryesor në  pushtet se në këtë mënyrë do të dalin, pas zgjedhjeve edhe më të fortë”, ka thënë Beqaj për ‘Indeksonline’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme