Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka thënë për lajmi.net se pronat ku gjendet thëngjilli nuk mund të shpronësohen më herët se para tre muajve.
Siç ka thënë ai, janë disa faza ligjore që nuk mund të lëvizin më shpejtë, shkruan lajmi.net.
“Deri në ditën që është marrë vendimi nga Qeveria e Kosovës për shpronësim të pronave nga ana e MMPH-së kanë qenë procedurat tjetër dhe ne nuk kemi qenë të inkuadruar direkt në proces. Me tu marr vendimi i shpronësimit, Ministria e Mjedisit është në dinamik të plotë në kridhnim edhe me KEK-un dhe çdo gjë do të shkojë brenda afateve ligjore që i përcakton saktësisht Ligji për shpronësime. Sipas dinamikës së ligjit dhe të punës, diku shkon në 2.5 deri në 3 muaj me dinamiken maksimale, sepse janë tri vendime që duhet të zbatohen, është procesi i vlerësimit të pronave, procesi i debateve publike, dhe procesi i shkallës së dytë të verifikimit të pronave. Këto tri vendime duhet të merren në organin më të lartë ekzekutiv që është Qeveria e Kosovës”, tha ministri Shala.
Ministri nuk ka dashur të flas lidhur me atë se a ka para Qeveria e Kosovës për të importuar rrymë gjatë kohës së shpenzimit të thëngjillit. Ka thënë se kjo është kopetencë e Qeverisë dhe e ministrive përkatëse.
Lajmi.net nuk ka arritur të marrë përgjigje gjatë ditës së sotme as nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila mbikëqyre KEK-un.
Në ministri nuk janë përgjigjur se a ka para Ministria për import të rrymës dhe se si do të sigurohet energjia gjatë periudhës kur të shpenzohet rezervat e thëngjillit deri tek shpronësimi i tokave.
Kosova shpenzon mesatarisht energjisë elektrike në kohë vere për 24 orë, 12-14,000 MW
Importi i energjisë elektrike, Kosovës do t’i kushtonte miliona euro. Por, nuk ka një statistikë të saktë të vlerës monetare. Kjo pasi varët nga disa faktorë, çmimi lëvizë në berëz pasi që varet se nga cila kompani blihet energjia, koha e blerjes, kërkesa në rajon, prodhimi në rajon. PSH, çmimi lëvizë edhe varësisht orës së ditës së kur blihet, po ashtu ndryshe kushton energjia Band, pra e pandryshueshme brenda 24 orësh dhe ndryshe kushton të merren 50, më vone 70 e pas mesnate të ndalet krejt.
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj ka thënë se Kosova është në prag të një kolapsi energjetik pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.
Fakti se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë.
Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.
“Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë”, ka thënë Gjukaj . “Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës”, ka shtuar ai, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, në ditën që Qeveria e Kosovës mori vendim për shpronësimit e 17 pronave private Zona Kadastrale: Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq që ndodhën mbi rezerva të qymyrit, Ministria e Mjedisit njoftoi njofton se KEK ka qene i obliguar që ta zbatoj Kornizen e politikave të Zhvendosjes për të arritur marrëveshje me banorët dhe pronarët e tokave që në mënyrë vullnetare të pranojnë zhvendosjen konform procedurave te Kornizës së Politikave të Zhvendosjes, ku kjo marrëveshje e tyre nuk është arritur edhe pas një kohe relativisht të gjatë të cilën KEK-u e ka udhëhequr.
Ndërkaq, MMPH me datë 14.07.2017 nga KEK në mënyrë zyrtare përmes shkresës me nr. të protokollit Nr.3570/17 ka pranuar ‘‘Kërkesën për shpronësim’’ të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për nevoja të KEK-ut dhe menjëherë me datën 17.07.2017 ka proceduar vendimin për fillimin e procedurave të shpronësimit në Qeveri, ku Qeveria e Kosovës në mbledhjen e vet të mbajtur sot me datë 21.07.2017 ka aprovuar kërkesën e MMPH-së.
Andaj MMPH njoftoi se siguron pronaret dhe akterët tjerë në këtë proces se do të respektohen ligjet në fuqi dhe do të jetë transparente për të gjitha çështjet që ndërlidhen, duke ju bërë thirrje të gjitha palëve të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, e jo në keqinformim të publikut dhe bllokadë të punëve, sepse pasuria e qytetarëve si dhe interesi ekonomik i vendit janë prioritete kryesore të punës sonë./Lajmi.net/