Një shtetas shqiptar është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i vdekur në qytetin Wiesbaden të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, pas një konflikti mes dy grupesh, ku në njërin prej tyre bënte pjesë edhe 19-vjeçari shqiptar, transmeton Shekulli. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur, por media gjermane “Faz.net” ka publikuar lajmin.
Sipas “Faz.net”, grupi i shqiptarit përbehej nga 6 persona dhe u përleshën me grupin tjetër kundërshtar të përbërë prej 3 personash në sheshin “Mauritiusplatz”.
Ndërkohë policia gjermane ka deklaruar se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe 2 të tjerë, të grupit ku bënte pjesë shqiptari. Të plagosurit janë dërguar në spital menjëherë në spital.
Bëhet e ditur se 19-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.