Dje rreth orës 13:50, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë është therur me thikë një 13 vjeçar.
Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë – kishte therr në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt