Theret me thikë një person në Prizren

Një person ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga dy persona tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30 në rrugën “Shkelzen Dragaj”, në Prizren.

“Viktima mashkull kosovar pa pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme