Një person është therur me mjet të fortë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës.
Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari për therjen është shoqëruar në polici.
“Nga informacioni që kam, një person është lënduar nga një mjet i mprehtë, i lënduari po trajtohet në QKUK, ndërsa një person tjetër po intervistohet si i dyshuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë”, ka konfirmuar Zahit.