Mbrëmë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, është raportuar për një therje me thikë. I dyshuari mashkull ka therur me thikë viktimën mashkull.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari për motive të panjohura ka sulmuar me thikë viktimën mashkull.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.