Nuk kanë të ndalur incidentet sonte në Shkup.
Tv 24Vesti sapo ka informuar se sonte është rrahur djali i një kryetari të komunës.
Nuk bëhet e ditur se djali i cilit kryetar komune është rrahur, përveç se njoftohet që bëhet fjalë për njërin nga kryetarët e komunave të Shkupit, transmeton Gazeta Lajm.
Policia ka intervenuar edhe ka arrestuar 3-4 persona, kurse sipas informacioneve të para është gjetur edhe një revole. Ky incident nuk është i lidhur me incidentet e shënuara në protesën e Shoqatës Tvrdokorni.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe vetura e ndihmës së shpejtë.
Sipas informatave te fundit, i riu 16 vjecar eshte therrur rende me thike dhe eshte derguar ne qendren emergjente per trajtim./Sakte.net