Një kërçovar është therrur me thikë pas një zënke për shkak të borxhit që ka ndodhur mbrëmë në qendër të qytetit të Kërçovës.
Sipas policisë, viktima që ka pësuar është 49 vjeçari me iniciaet A.D, i cili është therrur nga një 56 vjeçar nga qyteti i njejtë. Për shkak të plagëve serioze viktima është dërguar në Klinikën e Shkupit.