Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet heqja e licensës për Eni Çobanin

Avokatja e emisionit ‘Shihemi në gjyq’ Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokateve. Sot Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet ku dihet që avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës së re gjyqësore në vend.

Avokatët e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin. Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës ku pjese janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe tok me të, i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licencës./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme