Një 26-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është kapur në flagrancë jashtë banesës.
I riu me inicialet H. M., i cili më herët ishte proceduar për përndjekje, dyshohet se ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 12-vjeçar dhe e ka nxitur për të përdorur substanca narkotike.
Policia njoftoi se ai akuzohet për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.



