THIRRJA E AMBASADORIT BRITANIK KUNDËR PARTIVE KRIMINALE TË KOSOVËS

Një deklaratë e Ambasadorit britanik në Kosovë se nuk do të votonte kurrë kriminelët – e dhënë për opinionin kosovar në formë këshille – risjell në kujtesë Partinë Demokratike të Kosovës, që “humbi” tre deputetë brenda pak kohe si pasojë e ndjekjes së tyre nga drejtësia.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka treguar të mërkurën disa pyetje të cilat ai ia bën vetës para se të marrë vendimin që të përkrahë një parti të caktuar politike në vendin ku ai vjen.

“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta?”, ka treguar ai.

Por, më e rëndësishmja, thotë ai, “unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”.

Në fakt, ka qenë vetë diplomati britanik që në prill të vitit 2016 kishte përshëndetur një vendim të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre pasi që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Gjatë vitit të kaluar, tre ish-deputetët e kësaj partie, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Azem Syla kishin braktisur ulëset e kuvendit për shkak të veprimeve të tyre kriminale.

“Më vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu”, kishte thënë ambasadori O’Connell.

Gashi e Mustafa humbën mandatet e deputetit në muajin shkurt të vitit të kaluar si pasojë e dënimeve për veprën penale të krimeve të luftës. Latif Gashi, madje shkoi në vuajtje të dënimit.

Këta ish-deputetë të zonës së Llapit, kanë qenë eprorë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë zonë.

Dorëheqje nga pozita e deputetit “për ti hapur rrugë drejtësisë” kishte dhënë edhe ish-komandanti i tyre, deputeti Azem Syla.

I dyshuari se ka drejtuar një grup të madh kriminal të përbërë kryesisht nga njerëz të dënuar për vrasje në rastin e Nazim Bllacës, ka thënë se ndjehet i pastër. Nga arratia ka lëshuar një deklaratë me të cilën thotë se nuk është më deputet./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme