Thirrja e Kurtit: Zbatoni masat qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të kërkojë nga qytetarët që të zbatojnë masat qeveritare që ta mundim virusin edhe pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi që të shfuqizojë ose pezullojë vendimin për kufizim të lëvizjes.

“Të dashur qytetarë, zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin. Rrini të pastër, rrini në distancë dhe rrini në shtëpi”, tha Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, Kurti bëri një përmbledhje të vendimeve nga mbledhja e mbrëmshme e qeverisë, duke thënë se masat për kufizim kanë ardhur nga rekomandimet e IKSHPK-së.

\Ai shkroi se numri i të infektuarve mund të rritet edhe më shumë, prandaj është e domosdoshme që të gjithë t’i ndjekin vendimet e Qeverisë dhe udhëzimet e profesionistëve.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 61 raste të prekur nga koronavirusi i ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme