Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, shpreson që lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj të cilin Serbia është duke e akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë gjatë viteve 1998 1999, të lirohet së shpejti.
Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Mesic sot është takuar edhe me disa udhëheqës të AAK’së.
Ai tha se Kroacia po i ndjek me vëmendje zhvillimet pas arrestimit të Haradinajt, shkruan Blic.
“Unë jam i vetëdijshëm për të gjitha detajet pas arrestimit të mikut tim, Ramush Haradinaj, për të cilin unë shpresoj që do të lirohet”, tha Mesic.
Deklarata e ish-Presidentit kroat rreth çështjes së lirimit të Ramush Haradinajt i ka shqetësuar tej mase mediat serbe. Gazeta serbe Blic e ka cilësuar si ‘skandaloze’ deklaratën e burrështetasit kroat.