Thirrja në protestën para kryeministrisë: Edhe Berisha është kriminel!

Vijon protesta e qytetarëve pranë godinës së Kryeministrisë. Janë të shumtë qytetarët të cilët përpos kërkesës për uljen e çmimit kërkojnë edhe largimin e qeverisë Rama.


Por përpos kundërshtive ndaj Ramës, qytetarët kanë kritikuar edhe ish Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Sipas njërës prej protestueseve, “Berisha është i pari kriminel, që zhduku të gjitha fabrikat nga Shqipëria, pra zhduku klasat shoqërore dhe në momentin e parë që ju zhduket ekonomia, ju zhduket buka e gojës”.

Qytetarja e revoltuar kërkoi që protestat të vazhdojnë dhe qytetarët të mos largohen nga bulevardi. “Ne nuk kemi pse të largohemi nga ky vend, ne nuk do të largohemi nga Shqipëria. Pse nuk shikoni sa marrin Baton Haxhiu dhe Ben Blushi, ndërkohë ne na flasin për pagat minimale. Në Bashkimin Europian paga minimale është gati 500 euro”.

Aktivistë të tjerë theksuan vështirësitë që hasin në jetën e pëditëshme dhe krimin që po u ndodh pasurive kombëtare shqiptare, të cilat eksportohen jashtë vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme