Thuaj mamit se e dua shumë! Mesazhi që të përlot i 12-vjeçares para së të përpihej nga flakët

Tezja e një 12-vjeçareje, e cila humbi jetën në qendrën tregtare në Rusi, si pasojë e rënies së flakëve, ka treguar mesazhin e fundit prekës të mbesës së saj

Viktoria Vika Pochankina i tha tezes së saj Evgenia se “çdo gjë po merrte flakë” gjatë bisedës dëshpëruese teksa dhjetëra njerëz ishin zënë në “kurth” nga zjarri, duke shtuar: “Dyert janë të bllokuara, nuk dal dot jashtë, nuk marr dot frymë”.

Dëshmia shokuese e tezes vjen pas pamjeve të reja të zbuluara nga skena ku mbeti e shkrumbuar çdo gjë.

Tezja e 12-vjeçares tregon bisedën e fundit në celular ku e këshillonte që të hiqte rrobat dhe të mbulonte hundën.

Por Vika iu përgjigj: “Teze, thuaji mamit që e dua shumë”, para se telefonata të mbyllej papritur.

Dhjetëra fëmijë rezultojnë ende të zhdukur me gjasë të vdekur pas tragjedisë që ua mori jetën 53 personave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme