Thyente xhamat e makinave dhe më pas vidhte sende personale, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Refleksi”, i cili çoi në arrestimin e një 37-vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në qytetin bregdetar.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i arrestuari, V. K., 37 vjeç, qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të Durrësit, thyen xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale, para dhe pajisje elektronike.

Më pas, ai përdorte automjetin e tij për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura.

Gjatë operacionit, 37-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një tjetër automjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme