Dy dyqane, një e rrobave dhe tjetra me stoli, pronarë të të cilave janë shqiptarë, janë thyer nga persona të panjohur.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se është vjedhur sasi e madhe e mallit, ndërsa ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Knjaz Milosh’, në veri të Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve, grabitësit kanë përdorur shufra të metalta për të hyrë brenda.
Nuk dihet saktë shuma e mallit të vjedhur, ndërsa gjatë kohës kur po raportojmë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/