Thyhen xhamat e xhamisë në Lushnje

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar xhaminë në qytetin e Lushnjes.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.

Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë dritaren dhe xhamat e thyer të godinës ku besimtarët u luten Zotit.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme