Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën në Shkodër, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘Bujar Bishanaku’, pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, transmeton Gazeta Shqip.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Kadri Shkrela 55 vjeç nga Kosova, i cili pak orë pas ngjarjes kishte qenë në stadium ku kishte ndjekur ndeshjen Shqipëri-Maqedoni.
Sipas policisë, pas kësaj Shkrela ishte larguar së bashku me familjarët e tij. Dyshohet se 55-vjeçari ka rënë kontakt me rrymën në një shtyllë elektrike dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Nga ana tjetër, policia ka sqaruar në një komunikatë të shpërndarë për mediat, se nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak i vdekjes së 55-vjeçarit ka qenë një infarkt.