TIKA riparon dhe pajis zyrat e ISHT në Gostivar

Sot në Gostivar u mbajt ceremoni inaugurimi me rastin e kryerjes së projektit të riparimit dhe pajimit të njësisë lokale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

TIKA ofroi mbështetjen e nevojshme për riparim dhe pajisje të Njësisë për Mbikëqyrje Inspektuese të Gostivarit pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoni morën pjesë koordinatori i TIKA-s Shkup, Halim Ömer Söğüt, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska, dhe të ftuar të tjerë.

Koordinatori i TIKA-s Shkup, Söğüt, në një prononcim për mediat tha se TIKA ka kryer aktivitete dhe projekte në më shumë se 100 vende dhe ka filluar aktivitetet e saj në Maqedoninë e Veriut në vitin 2005.

Duke nënvizuar se TIKA punon në fusha kanë të ndryshme, veçanërisht arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin e infrastrukturës administrativo-institucionale, Söğüt tha: “Që nga dita që TIKA filloi aktivitetet e saj, ka zhvilluar aktivitete në shumë fusha me një qëndrim që përfshin të gjitha shoqëritë, me respekt ndaj strukturës multietnike të Maqedonisë së Veriut, pa dallim gjuhe, feje apo race, si dhe në bazë të bashkëpunimit”.

Söğüt tha se pjesa e parë e projektit në fjalë është realizuar në njësinë e inspektoriatit në Kumanovë dhe aty është ofruar mbështetje për riparim dhe pajisje teknike.

“Sot jemi të lumtur që kurorëzuam një punë në Gostivar për të përmirësuar mjediset e punës për inspektorët e tregut, të cilët në fakt i shërbejnë shumë zonave. Ka një ndryshim të madh midis pikës nga ku filluam dhe ku arritëm. Jemi shumë të lumtur që e shohim këtë”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha Simeska-Dimoska tha se inspektorati shtetëror ka 275 punonjës në gjithë vendin, duke shtuar se ata përballen me kushte jo të përshtatshme të punës për t’i kryer detyrat e tyre.

“Përmes bashkëpunimit të përbashkët që kemi krijuar, TIKA ka parë nevojën që Inspektorati Shtetëror i Tregut të riparojë dhe pajis ambientet e punës në qytete të ndryshme. Falënderojmë TIKA-n për këtë. Qëllimi është të rritet cilësia dhe efikasiteti i punonjësve të institucionit”, vlerësoi ajo.

Simeska-Dimoska theksoi se me mbështetjen e ofruar nga TIKA përmes dy projekteve të veçanta, u përmirësuan kushtet e punës për punëtorët në degët në Gostivar dhe Kumanovë.

“Sot zyrtarisht hapim ambiente të reja pune në degën tonë në Gostivar. Kjo është pjesa e projektit të dytë të TIKA-s. Këtu janë riparuar dhjetë zyra. Zyrat janë pajisur me 30 tavolina, 42 karrige dhe dollapë”, tha Simeska-Dimoska./AA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme