Mëtutje, duke folur sot në një forum rajonal në Manilë të Filipineve, ai është shprehur se në takimin me zotin Lavrov, ka thënë se ndërhyrja në zgjedhje ishte “incident serioz”.
Sekretari Tillerson, po ashtu, i ka tërhequr vërejtjen kolegut të tij rus se qeveria e Shteteve të Bashkuara është në procesin e vendosjes ndaj masave të Kremlinit për urdhërim të reduktimit saubstancial të misionit diplomatik amerikan në Moskë. Këtë veprim Moska e ka ndërmarrë në shenjë të hakmarrjes për sanksionet e reja amerikan kundër Rusisë.
Megjithatë, Tillerson theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të punojnë me Rusinë dhe se “nuk është e dobishme” të ndërpriten të gjitha lidhjet për shkak të një çështjeje.
Në këtë kuadër, Tillerson u tha gazetarëve se Moska ka sinjalizuar “një lloj të gatishmërisë” për gjetjen e mënyrave për të lëvizur përpara lidhur me situatën në Ukrainë.