Timo Werner humb Kupën e Botës pas një dëmtimi të rëndë

Timo Werner është lojtari i radhës që humbet pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022.

Sulmuesi i Gjermanisë, pësoi një dëmtim në fitoren 4-0 të RB Leipzig në Varshavë përballë Shakhtar Donetsk, sfida e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

26-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 19’ si pasojë e një dëmtimi, ndërkohë që përgjigjet e kontrolleve mjekësore kanë rezultuar fatale për sulmuesin gjerman, i cili ka 55 ndeshje dhe 24 gola me katër herë kampionët e botës.

Werner ka këputur ligamentin dhe do i duhen disa muaj të rikthehet në fushë.

Një humbje e madhe për Leipzigun dhe Gjermaninë, që është pjesë e grupit E bashkë me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë në Kupën e Botës.

Gara do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme