‘Timoni’ i Brukselit në duart e Kurtit/ Opozita dhe Vuçiq në ankth – nga Amerika vjen mbështetja e madhe për kryeministrin

Dy ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përballë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të rifillimit të dialogut në Bruksel.

Kësaj radhe, presidenti Vuçiq nuk doli shumë i kënaqur nga takimi, pasi kryeministri Kurti nuk e lejoi që t’i implementojë politikat serbe. Ku krahas kësaj, Kurti i vendosi edhe disa pika mbi të cilat duhet të rifillojnë negociatat.

Kurti shpërfilli plotësisht formimin e asociacionit të komunave serbe, ku prioritet u dha të pagjeturëve të luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa, veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë paraqitje të kryeministrit Albin Kurti përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Sipas Bekteshit, Kosova për herë të parë paraqitje ndryshe në Bruksel, ku në timon ish kryeministri Kurti. Ai potencoi se presidenti serb Vuçiq ishte i dëshpëruar, pasi më në fund një lider si Kurti ia ktheu dinjitetin dialogut.

“Brukseli dukej ndryshe me KM Kurti në timon. Nën kontroll dhe për herë të parë në ofanzivë, duke e braktisur defanzifën e turpshme të ish-qeverive pa shpirt-e-tru. Pardje krimineli, Vuçiqi ishte i dëshpruar fort sepse këmbanës së turpit nuk i binte më ai, që shkaktoi luftëra e gjenocid në Ballkan, pasi këmbana tingëllonte shumë më ndryshe sepse asaj i binte një lider pa hipotekë që më në fund ia ktheu dinjitetin dialogut”, deklaroi ai.

Tutje, analisti u shpreh se jo vetëm Vuçiq ishte në siklet nga Kurti, por edhe opozita e Kosovës, ku shumë politikanë, analistë, e sahanlëpirës derdhën lot.

“Por, së bashku me Vuçiqin në siklet ishte edhe opozita jonë dhe derdhën shumë lot, aq shumë sa të mbyten në pellgun e lotëve të vet. Politikanë, analistë, e sahanlëpirës së kohës së HTH, Ises, Hotit etj. nga pozita nënshtrues dhe inferiore u mërzitën fort se BE do të n’a zemërohet edhe pse ato pikat tona ishin legjitime”, theksoi Bekteshi.

Në vazhdim, ai tha se ‘trimat’ e lartpërmendur janë mësuar që Kosova të dështoj dhe t’iu bëhet qejfi armikut. Bekteshi përmendi edhe aspektin e njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Këta “trima” janë mësuar me lepet e tyre të dështojë Kosova ashtu si në të kaluaren, këta “trima” më me endje do t’ia bënin qefin hasmit e të jenë në pushtet se sa të mbronin kërkesat legjitime të Kosovës. Ashtu siç e ceku pas takimit koordinatori për dialog me diletantizëm se “marrëveshja do të kryhet shpejtë“, duke mos iu mbush mendja se derisa të jetë Vuçiq në krye nuk ka marrëveshje, ndoshta sërish Grenell i ka cicëruar në vesh! “, nënvizoi ai.

Krejt në fund, veprimtari nga Amerika e paralajmëroi opozitën. Ai ua bëri të qartë se kanë vetëm dy rrugë: t’ia bëjnë argatin Vuçiqit, ose t’i bashkojnë forcat kundër Vuçiqit.

“Tani është koha që vaji dhe kokërramat të pushojnë, spektri politik të bashkohet në këto momente dramatike gjatë dialogut. Dy janë rrugët, ose të ëndërroni për pushtetin dhe privilegjet gjatë sundimit tuaj të stërzgjatur me përplot hajni e tradhti dhe t’ia bëni argatin Vuçiqit, ose të bashkoni forcat kundër Vuçiqit. KM ynë është në rrugë të drejtë dhe pa hile dhe xhelozi është koha që ju të bashkëpunoni me sinqeritet për hir të vendit të rraskapitur nga veprimet irracionale!”, përfundoi Ramazan Bekteshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme