Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic ka folur në prag të përballjes ndaj Tiranës e vlefshme për paraeliminatoret e Champions Leagues.
Dueli do të zhvillohet ditën e martë ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në SYRI TV dhe SYRI.net.
Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Ne kemi studiuar kundërshtarin, përgatitemi emocionalisht. Shpresoj që jemi përgatitur në momentin e duhur.
Është fakt që do të luajmë me Tiranën, nuk kam hapësira që të zgjedh. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë”, tha fillimisht Stankovic.
Tirana si Inter i 2010? Me sa kuptova unë këtu, trajneri i Tiranës mori rolin e favoritit. Në qoftë se e thoni ju këtë unë jam dakord.
Mungesat e Crvenës – Një pjesë e ekipit ka ngelur në shtëpi për t’u punuar dhe stërvitur. Loja do tregojë aftësinë e lojtarëve. Thjesht përzgjedhja është e tillë.
Tifozët e Interit në Shqipëri- Me aq mundësi sa pata që dola nëpër Tiranë, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvezdën. Kontes i uroj fat.
© SYRI.net