Tirana e dehur nga kanabisi e Prishtina “evropiane” nuk shohin kur digjet flamuri Kuq e Zi

Kim Mehmeti

Sa herë që hidhërohen me cilindo ‘armik’ të tyre, apo kurdo që humbin përballjen me ndonjë skuadër të huaj sportive, shovenët maqedonas, o e kallin flamurin shqiptar, o brohorasin “Vdekje shqiptarëve”! Edhe tani, kur Greqia do ia ndërrojë Maqedonisë emrin, e maqedonasve ‘mbiemrin’, ata dolën dhe e kallën flamurin Kuq e Zi! Dhe Tirana zyrtare, mbase e dehur nga kokaina e kanabisi, heshtë dhe shtiret se as sheh, e as dëgjon gjë! Sa i përket Prishtinës zyrtare, ajo edhe ashtu Kuq e Zinë e ka zëvendësuar me të verdhën dhe të kaltrën evropiane dhe nuk merret me ndjenjat ‘primitive’ nacionalromantike të shqiptarëve jashtë Kosovës, por me ‘vlerat perëndimore’ e shtetformuese që të bëjnë të heqësh dorë nga flamuri, të cilin të parët tu e kanë larë me gjak e me lot!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme