Tirana pret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, foto familjare e liderëve të BE-së

Tirana mirëpret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillohet në zemrën e kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej”.


Ashtu siç e do tradita, liderët evropianë kanë pozuar për foton familjare nga “zemra” e Tiranës, në kuadër të këtij samiti të rëndësishëm.

Samiti është organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe Kryeministri Edi Rama. Punimet nisën në orën 11:00 dhe do të përmbyllen në orën 18:30 me një konferencë për shtyp nga Kryeministri Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës, vendi që do të mirëpresë samitin e radhës.

Tema qendrore e këtij samiti është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”, duke reflektuar sfidat dhe vizionin për të ardhmen e kontinentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme