Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar!

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Qafë Kasharit, në Tiranë, ku një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt QSUT-së, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se personat e plagosur kanë pësuar dëmtime në kokë dhe gjymtyrë.

Nga pamjet e siguruara shihet se furgoni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, pas përplasjes me bordurën prej betoni që ndan korsitë e rrugës.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes.

The post Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme