Tiranë/ Goditi me thikë shtetasen e huaj, i riu hidhet nga lartësia dhe vdes, e reja ndëron jetë në spital

 Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e tmerrshme e raportuar pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, e cila ka përfunduar me dy vikima.

Emrat dhe foto e çiftit që terrorizoi këtë pasdite Tiranën vijnë ekskluzivisht për SYRI TV dhe Syri.net, ku dy viktimat quhen Jawsackie Jaboah dhe Kliton Pira.

Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 31-vjeçari nga Dibra.
Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt.

Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 31-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

1 / 2

 

© SYRI.net

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme