Tiranë, i shpërtheu granata në dorë, 21-vjeçari ndërron jetë në spital

Endri Guce, 21-vjeçari i cili u plagos rëndë nga shpërthimi i një granate, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai ishte duke punuar në fshatin Vërdovë të Pogradecit për eliminimin e defekteve në sistemin e furnizimit me ujë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 20 janar, në oborrin e banesës së dajes së tij, 54-vjeçarit R.M.

Gjatë punës, shpërtheu një granatë dore e cila ishte në tokë. 21-vjecari mori lëndime të rënda e po ashtu u dëmtua lehtë edhe daja. Të dy po punonin së bashku për riparimin e defektit.

Ata u dërguan në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar, por fatkeqësisht i riu nuk mundi të mbijetojë.

Policia e ka referuar ngjarjen e ndodhur në Pogradec, si aksidentale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme