Një përplasje fizike me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, si pasojë e të cilës dy persona kanë përfunduar në spital.
Policia njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut janë zënë me sende të forta 2 persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
“Më datë 27.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.