Një 38-vjeçar është plagosur me sende të forta pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, njoftojnë burimet zyrtare.
Zyra e shtypit e policisë së Shtetit thotë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “17 shkurt” në rrethana ende të paqarta.
“Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve”, deklaron policia.



