Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët banesa në bulevardin “Zogu I”, raportohet për dy të plagosur

Një banesë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet pasditen e kësaj të marte.


Sipas burimeve, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy qytetarët, me iniciale B. R., dhe  B. R., 78 vjeç.

Mësohet se banesa e cila është përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit të dëmtuar B. R., 55 vjeç.

Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme