“Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri u dënuan me 3 vjet e gjashtë muaj burg

Gazetar: Adnan Qaili

Nga tre vjet e gjashtë muaj burg për Ismet Gurin dhe Ejup Alimi nga radhët e BDI-së, iu caktuan sot në gjykimin e përsëritur për rastin “Titanik 3” në Gjykatën Penale në Shkup. Të dy u shpallën fajtorë për asgjësimin e materialit zgjedhor, përkatësisht se në Zgjedhjet lokale të 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. Gjykatësja Marija Markovska iu shqiptoi dënimet identike si në gjykimin e parë si në mars 2020, i cili u hoq nga Gjykata e Apelit, duke e shfuqizuar aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në fillim. Gjykatësja Markovska gjatë shpalljes së aktgjykimit tha këto detaje.

“I akuzuari Guri është fajtor për shkak se gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Çairit, në vitin 2013, së bashku me dëshmitarët Blerim Muhaxheri dhe Qani Toçi, kanë falsifikuar procesverbalet e votimit. Ndërsa i pandehuri Alimi është fajtor për veprime të kundërligjshme për asgjësimin e materialit zgjedhor. Përfaqësuesi i prokurorisë ka pasur të drejtë të vendosë se kush do të përfshihet në akuzën, përkatësisht personat Muhaxheri dhe Toçi në këtë rast janë paraqitur si dëshmitarë”, tha Marija Markovska, Gjykatëse në Gjykatën Penale Shkup.

Edhe ky aktgjykim sërish nuk është i formës së prerë dhe zyrtarët e BDI-së kanë të drejtë ankese në Apel. Pala mbrojtëse e të dënuarave tha se do të ankimojnë vendimin gjyqësor brenda afatit ligjor në shkallë të dytë. Ndërsa të dënuarit do të mbrohen në liri. Në korrik 2021, Gjykata Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të pandehurve Ismet Guri dhe Ejup Alimi dhe anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për “Titanik 3”.

Dy të dënuarit në shkallë të parë janë të vetmit zyrtarë aktual të BDI-së që kanë marrë aktgjykim në rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Ismet Guri aktualisht është zv/administrator në DAP, ndërsa Ejup Alimi është këshilltar shtetëror në Ministrinë e sistemit politik të drejtuar nga Artan Grubi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme