Pas një aksioni në det policia italiane vuri në pranga dy shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë pranë brigjeve të Vieste.
Sipas mediave italiane operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza dhe rezultati ishte bllokimi i një skafi me 2 ton marijuanë.
Fillimisht u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.
Dyshohet se droga ishte nisur nga brigjet shqiptare.
“Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar” shkruan sot ilmessaggero.it