Tjetër ngjarje tragjike në Greqi, pas debatit në makinë i dashuri hedh nga shkëmbi 26-vjeçaren, nxirret e pajetë nga deti

Një tjetër ngjarje ka tronditur Greqinë, një ditë më parë, pas vrasjes tragjike të 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot. Mediet fqinje raportojnë se ditën e djeshme një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në det me shenja dhune.

Bëhet fjalë për të renë e quajtur Garyfallie, që sipas dëshmitarëve, është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.

Ai ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prje aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.

30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

 

 

(BalkanWeb)