Ndalohet nga policia kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 23 persona të tjerë.
Mësohet se mes tyre është edhe nënkryetari i bashkisë së Lezhës. Kryetari i bashkisë së Lezhës akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim pronash. Mësohet se nga 23 urdhër arreste, janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre. Detajet pritet të bëhen të ditur në një kohë të dytë.